Loading...

Ky version i përmbledhur i faqes së ACT në internet, përfshin vetëm informacionin e rëndësishëm që mund t’ju nevojitet përpara se të aplikoni. Për një prezantim më domethënës të gjithëçkaje që ACT ju ofron, vizitoni faqen kryesore në anglisht www.act.edu

Vizitoni faqen në internet në anglisht

Rreth ACT

ACT, stadi i tretë i Kolegjit Anatolia, është i akredituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga NEASC (Shoqata e Shkollave dhe Kolegjeve në New England) përmes Komisionit të saj për Institucionet e Arsimit të Lartë. Përveç se ACT ka akreditim të plotë nga NEASC, programet e diplomimit të ofruara prej ACT janë gjithashtu të vlerësuara nga Open University në Mbretërinë e Bashkuar. ACT gjithashtu ka fituar nga qeveria greke licensën për të funksionuar si Institucion Privat i Arsimit të Lartë (“Kolegj”).

Kurrikula gjithëpërfshirëse e ACT ofron studimet Bachelor në Biznes me 4 drejtime, Shkenca Kompjuterike, Informatikë Biznesi, Marëdhënie Ndërkombëtare, dhe Anglisht me 2 drejtime, një Master Shkencash (MS) në Manaxhim Hoteleri dhe Turizëm, dhe një Master në Administrim Biznesi (MBA) me 4 drejtime. 

Programet ndërkulturore që ACT organizon në bashkëpunim me institucionet e njohura arsimore në US & EU gjithashtu u ofrojnë studentëve mundësinë të ndjekin studime në disiplina të ndryshme shtesë që përfshijnë Administrim Sportesh, Hoteleri & Turizëm, Shkenca Politike, Inxinieri, etj. 

ACT gjithashtu ofron nj ë program të gjerë të ndihmës financiare bazuar në meritë- nevojë.

Përse ACT

  • Programe studimi sfiduese dhe me cilësi të lartë, me stilin dhe përmbajtjen e një Universiteti të vërtetë Amerikan.

Ambiente të nivelit botëror në një kampus kolegji prej më tepër sesa 18,000 Ha; biblioteka Bissel është ndër bibliotekat më të sofistikuara private të këtij lloji në Europën Juglindore dhe Qendra e Teknologjisë Stavros S. Niarchos u jep studentëve qasje në aparaturat më të fundit të teknologjisë së informacionit.

  • Një mjedis i larmishëm multikulturor, që i ndihmon studentët të zhvillojnë aftësi shumë të mira ndërpersonale.
  • ACT është i akredituar nga NEASC, Shoqata në New England e Shkollave dhe Kolegjeve, përmes Komisionit të saj për Institucionet e Arsimit të Lartë. Përveç se ACT ka akreditim të plotë nga NEASC, programet e diplomimit të ofruara prej ACT janë gjithashtu të vlerësuara nga Open University në Mbretërinë e Bashkuar. ACT gjithashtu ka fituar nga qeveria greke licensën për të funksionuar si Institucion Privat i Arsimit të Lartë (“Kolegj”).
  • Iniciativa “Learning in ACTion”, pra “Të mësosh duke vepruar”, është qasja aktive e ACT të të mësuarit akademik. Qëllimi i kësaj iniciative është të angazhojë studentët dhe pedagogët, si dhe të ndërlidhë punën kërkimore akademike me aktivitete brenda dhe jashtë kampusit, duke përfshirë sipërmarrjen, organizata dhe komunitetin e gjerë, për të pasuruar eksperiencën e të mësuarit dhe për tu zhvilluar studentëve aftësi për të zgjidhur probleme të jetës reale.
  • Pedagogë me experiencë dhe kualifikim të lartë nga Universitetet më të mirë në U.S dhe Greqi, me eksperiencë pune të konsiderueshme në fushat e tyre respektive
  • Programi i vetëm në Greqi i mbështetur në mbi 130 vjet eksperiencë dhe i garantuar nga emri i Kolegjeve Anatolia.

Programet e studimit

Diplomat Bachelor

Administrim Biznesi me përqëndrim në:
BS in Business Administration with concentrations in:
Financë • Biznes Ndërkombëtar • Menaxhim • Marketing

Bachelor i Shkencave ne Administrim Biznesi
2+2 ACT- Shkolla Kogod e Biznesit në Washington DC Mëso më tepër në www.act.edu/tourism

Menaxhim Hoteleri Turizëm duke zgjedhur midis tre programeve specialë duke ndjekur dy vitet e para në ACT:

Bachelor Biznes Ndërkombëtar në Menaxhim Hoteleri Turizëm
2+1 ACT- Kolegji Cézar Ritz në Zvicër.

Diplomë e Lartë Zviceriane në Menaxhim Hotelesh Ndërkombëtarë
2+1 ACT- HIM Instituti Hotelier Montreux në Zvicër

Bachelor në Hoteleri Turizëm
2+2 ACT- Universiteti Saint Thomas në Miami, Florida

Mësoni më tepër në www.act.edu/tourism

  • Informatikë me fokus në:
    Shkenca Kompjuterike
    Informatikë Biznesi
  • Marëdhënie Ndërkombëtare
  • Anglisht me fokus në:
    Gjuhë dhe Letërsi
    Komunikim dhe Media

Diplomat Master

  • MBA- Master në Administrim Biznesi Me fokus në: Bankë dhe Financë
    Ndërmarrje
    Menaxhim
    Marketing në Epokën Dixhitale
  • MS -Master Shkencor në Menaxhim Hoteleri & Turizëm
  • Certifikime*

    • Menaxhim Biznesi Global
    • Mësimdhënie e Gjuhës Angleze si Gjuhë e Huaj (TEFL)
    • Studime Helenike
    • Programi Akademik Rrjeti Cisco (CCNA)
    • Media Dixhitale
    • Zhvillim Webi

    *Programet e Certifikimit për studentët ndërkombëtarë janë në dispozicion vetëm për ata me vizë të vlefshme.

    Studentët mund të fillojnë programin e studimit:
    Shtator ose Shkurt (për të ndjekur Studimet Bachelor) Tetor ose Dhjetor (për studimet MBA)

    A e dini se...

    në ACT, klasat fillojnë në Shtator, por gjithashtu në Janar dhe Prill!

Jeta studentore & Komuniteti studentor

ΗMe më shumë se treqind studentë amerikanë nga shtete të ndryshme të Amerikës që ndjekin studimet çdo vit, studentë nga Greqia, shtete fqinje të Europës Juglindore dhe nga cepat më të largët të botës, trupa studentore e ACT është duke shtuar diversitetin dhe ndërkombëtarizimin.

ACT ofron një program të plotë ekstrakurrikular për studentët gjatë semestrave akademikë, përfshi një numër të madh klubesh studentore/ sociale/ organizime, një numër të konsiderueshëm programesh atletike dhe evente të ndryshme kulturore brenda dhe jashtë kampusit. Lista e aktiviteteve atletike përfshin: Lundrim, Tenis, Basketboll, Futboll Amerikan, Sport Nënujor, Ngjitje në shtigje malore dhe Kanione. Udhëtime të mundshme Tematike, Evente Kulturore, Leksione Specialë, mbledhje javore të Klubeve dhe Shoqërive, Qeveri aktive Studentore, dhe një Program i konsoliduar Shërbimi Komunitar, janë karakteristike të jetës studentore në Kampus.

Selaniku është qyteti i dytë për nga madhësia në Greqi; një udhëkryq i vërtetë midis Lindjes dhe Perëndimit, dhe një portë për në Ballkan. I themeluar në vitin 315 para Krishtit, Selaniku është tani një qytet-port modern me 1 milion banorë, i njohur për bulevardet e gjera, sheshet e lagjeve dhe rrugët me pemë, monumentet Bizantine, muzeume, teatro, hotele, restorante, klube, ndërtesa neoklasike, dhe dyqane elegante. Më e rëndësishmja, Selaniku është një ‘qytet universitar’ i gjallë me mbi 100,000 studentë universitarë, më shumë se 1 në 10 banorë. Me popullsi të lartë studentore, qyteti fton dhe mirëpret të rinjtë nga e gjithë bota.

Bursat

ACT synon që jo vetëm të jetë zgjedhja e parë, por edhe më e përshtatshmja për edukimin e të rinjve nga Greqia, Europa Juglindore, Shtetet e Bashkuara e më gjerë. Për të arritur këtë qëllim Kolegji u ofron ndihmë financiare një numri të konsiderueshëm studentësh në çdo fillim viti shkollor. Dhënia e ndihmës financiare e bën edukimin cilësor të përballueshëm për studentët në nevojë, nëpërmjet njohjes dhe vlerësimit të arritjeve dhe potencialit akademik të studentëve.

ACT ka zhvilluar një program të mirëstabilizuar të ndihmës financiare për të mundësuar studentët në rrugën e tyre drejt një edukimi universitar. Ky program siguron që asnjë student të mos stepet nga ndjekja e studimeve në ACT për shkak të kufizimeve financiare.

Pranimet- Si të aplikoni

Pranimet bëhen duke aplikuar brenda një afati të përcaktuar. Inkurajohen aplikimet e hershme. Materialet për aplikim gjenden në faqen e ACT në Internet (www.act.edu) dhe mund ti plotësoni dhe dërgoni online. Kërkesat e detajuara dhe kualifikimet shënohen gjithashtu në faqen në internet. Ka dy periudha pranimi, një në Shtator dhe një në Shkurt, po ashtu një seance të shkurtër verore, zakonisht mes Qershori dhe mes Korriku. Aplikantët nund të kontaktojnë Zyrën e Pranimeve të paktën 1 muaj përpara periudhës së aplikimit për të konfirmuar afatet.

Vizito www.act.edu dhe komunikoni online me zyrën e pranimeve: @actadmissions Akredituar nga “NEASC”/ E njohur (validuar) nga “Open University”

 

17 Sevenidi St.
55535, Pylaia
Thessaloniki, Greece
Tel. +30 2310 398398
P.O.Box 21021